Kuka: Mbappe dhe Messi më të mirët e Botërorit

Futboll

Kuka: Mbappe dhe Messi më të mirët e Botërorit

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 15:53
Kuka

Për gazetarin sportiv të ABC Bledar Kuka finalja e së dielës pritet që të jetë dhe një përballje midis dy lojtarëve më të mirë të botërorit Messi dhe Mbappe.

I ftuar në studion e ABC Live në një bashkëbisedim me gazetaren Sibora Bitri, Kuka u shpreh që: ‘Messi është një lojtar që e ndikon lojën e Argjentinës, ndërsa Mbappe e krijon golin nga hiçi’.

Sipas tij, do të ishte një mëkat nëse Franca do ta fitonte Kupën e Botës sepse Mbappe do të ishte dy herë Kampion i Botës në moshën 23 vjeç. Ndërsa Messi në moshën 35 vjeç, nuk do të kishte fituar asnjëherë Kupën e Botës.

Finalja e së dielës për gazetarin sportiv të ABC, ndërmjet Francës dhe Argjentinës është kulmi i futbollit. Sipas tij, Argjentina do të bëjë gjithçka për Messin për të fituar.

‘Logjika të thotë që Franca është skuadra më e mirë dhe më inteligjente e këtij botërori, dhe në kushte normale do të jetë ndeshje e barabartë’, bëri një parashikim për finalen gazetari i ABC Bledar Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat