Endrick, brenda 24 orëve futbollist i Real Madridit

Futboll

Endrick, brenda 24 orëve futbollist i Real Madridit

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 15:23
Endrick, brenda 24 orëve futbollist i Real Madridit

Endrick shumë shpejt edhe zyrtarisht do të jetë futbollist i Real Madridit

Këtë e ka konfirmuar njëri prej gazetarëve më të njohur të transferëve, Fabrizio Romano.

“Ekskluzive! Endrick, futbollist i ri i Real Madridit! Kontrata dhe dokumentet janë nënshkruar në 24 orët e fundit. Marrëveshja mund të quhet e kryer.”, ka shkruar Romano.

Por, Endrick do t’i bashkohet Real Madridit në qershorin e vitit 2024, kur t’i mbush 18 vjet. Kontrata do të vlen fillimisht deri më 2027 por ajo mund të zgjatet edhe tri vite të tjera, pra deri më 2030.

Pritet zyrtarizimi i shpejt i futbollistit në fanellën e Los Blancos, derisa klubi kampion do të paguajë 70 milionë euro për talentin brazilian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat