Ngjarje e pazakontë!

Futboll

Ngjarje e pazakontë!

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 12:48
Martinez

Belgjika u eliminua në fazën e grupeve në Botërorin e Katarit, pavarësisht se ishte një pretendente për të shkuar shumë më tej në kompeticion. Kjo bëri që trajneri Roberto Martinez të largohej nga pankina dhe askush nuk është emëruar ende si zëvendësuesi i tij.

Në një mënyrë të pazakontë, Shoqata Mbretërore e Futbollit të Belgjikës ka vendosur të gjejë trajner përmes LinkedIn.

Profili që kërkon Federata është ai i një trajneri “ambicioz të vendosur” me “përvojë ndërkombëtare në nivelin më të lartë, me një gjerësi njohurish dhe idesh taktike, si dhe me aftësitë dhe personelin e duhur”.

“Ne po kërkojmë një fitues serial me përvojë në menaxhimin e lojtarëve më të mirë në botë. Trajneri i ri federal di se si të fokusohet në krijimin e një grupi të ngushtë dhe si të integrojë lojtarët e rinj.

Ai duhet të jetë një ekspert taktik që i bazon zgjedhjet e tij në të dhëna , teknologjitë dhe parametrat objektivë dhe përdor përvojën dhe strukturën sportive të Federatës. Ai duhet të dijë të fitojë trofe në garat me famë botërore”, përfundon përshkrimi i plotë i punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat