Rondon kërkon largimin nga Evertoni

Futboll

Rondon kërkon largimin nga Evertoni

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 11:57
Rondon

Jose Salomon Rondon është i gatshëm të largohet nga Evertoni qysh në muajin janar.

Reprezentuesi i Venezuelës sipas medieve të huaja, është i frustruar me  mungesën e ndeshjeve në këtë sezon të garave.

Rondon po planifikon të ndërpresë kontratën me klubin anglez, por ai është i eture të qëndrojë në Evropë, madje, Rondon tashmë ka udhëzuar agjentin e tij që t’i gjejë një klub të ri në Angli, Spanjë ose Itali.

Qendërsulmuesi me përvojë është i bindur se ende mund të luajë në nivele të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat