Duel Messi - Mbappe për fitimin e Botërorit

Futboll

Duel Messi - Mbappe për fitimin e Botërorit

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 11:17
Duel Messi - Mbappe për fitimin e Botërorit

Ashtu si katër vite më parë në Rusi, Franca rikthehet në finalen e Botërorit dhe do të tentojë ta fitojë trofeun për edicionin e dytë radhazi.

Do të jetë sfida mes Mbappe dhe shokut të tij te PSG, Leo Messi, që në Doha do të vendosin se kush do të triumfojë dhe ngrejë trofeu.

Kampionët e botës në fuqi, eleminuan Marokun në gjysmëfinale, pas fitores me rezultatin 2-0.

Ndeshja filloi vrulshëm për “gjelat” pasi kaluan në avantazh në minutën e 5 me golin e Theo Hernandez dhe më pas Kolo Muani në pjesën e dytë vulosi gjithçka ndeshjen, duke siguruar finalen për francezët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat