Manchester Utd tregon interes për portugezin e Milanit

Futboll

Manchester Utd tregon interes për portugezin e Milanit

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 18:55
Rafael Leao

Manchester Utd tregon interes për portugezin e Milanit!

Manchester United po mendon ta rivalizojë Chelsean në garën për yllin e Milanit, Rafael Leao.

Erik ten Hag dëshiron të forcojë sulmin pas largimit të Cristiano Ronaldos dhe drejtuesit e klubit në "Old Trafford" ende kanë një raport të mirë pune me Jorge Mendes, agjentin e lojtarit.

Ndërkohë presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, ka thënë se ai mbetet i qetë për të ardhmen e Leaos dhe se i beson komunikimit të Paolo Maldinit, drejtorit sportiv, me futbollistin portugez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat