Lojtarët hedhin në kosh fanellën e Kroacisë

Futboll

Lojtarët hedhin në kosh fanellën e Kroacisë

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 13:15
Lojtarët hedhin në kosh fanellën

Kombëtarja argjentinase duket se nuk mund t’i qëndrojë larg skandaleve në lidhje me fanellat e kundërshtarëve.

Teksa disa javë më parë, Leo Messi u akuzua se kishte shkelur dhe përdhosur fanellën e kombëtares së Meksikës, një gjë e tillë ka ndodhur edhe pas ndeshjes së djeshme, me kombëtaren kroate.

Megjithatë, vëmendje ka tërhequr një episod i veçantë, ku një nga lojtarët duket se hedh në koshin e mbeturinave një fanellë të Kroacisë.

Kjo gjë duket se nuk është përtypur mirë nga mediat kroate, të cilat e cilësojnë këtë veprim si një gjest të turpshëm dhe që nuk tregojnë respekt për kundërshtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat