“Mandati” gjashtëvjeçar i spanjollit Roberto Martínez

Futboll

“Mandati” gjashtëvjeçar i spanjollit Roberto Martínez

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 12:15
“Mandati” gjashtëvjeçar i spanjollit Roberto Martínez

“Mandati” gjashtëvjeçar i spanjollit Roberto Martínez në krye të Belgjikës përfundoi me eliminimin e hershëm në fazën e grupeve të “Katarit 2022” (u kualifikuan Maroku dhe Kroacia). Federata Belge e Futbollit ka nisur procesin e zgjedhjes së trajnerit të ri me një ofertë publike të pazakontë punësimi, me aplikime të hapura për elementë të “gjinisë mashkullore, femërore ose neutrale”.

Profili i synuar nga Federata, e cila po kërkon gjithashtu një drejtor sportiv, është i përcaktuar në mënyrë perfekte.

“Të jetë jashtëzakonisht ambicioz, të ketë përvojë ndërkombëtare në nivelin më të lartë dhe njohuri të thelluar të taktikave.

Pra kërkohet një trajner fitues, që ka dhënë prova se di të kontrollojë një grup me “yje” dhe të jetë i aftë për të integruar edhe të rinj të talentuar.

Në aspektin taktik, kandidatët e interesuar duhet të paraqiten si “ekspertë që mbështeten në të dhëna, teknologji dhe parametra objektivë”.

Përfundimisht, trajneri i ardhshëm i Belgjikës do të ketë një angazhim “me kohë të plotë” dhe po ashtu është përcaktuar është afati i fundit për aplikime: 10 janar 2023..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat