Drejt Premier Ligues

Futboll

Drejt Premier Ligues

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 12:01
Drejt Premier Ligues

E ardhmja e sulmuesit portugez Joao Felix duket larg Atletico Madrid. Madje ai pritet të largohet nga skuadra “colchoneros” që në janar të vitit të ardhshëm, kur të çelet merkato. Sipas “The Athletic”, për sulmueisn 23-vjeçar e ardhmja është në Premier League.

Menaxheri i tij Jorge Mendes dëshiron që t’ia ofrojë lojtarin në formë huazimi për 6 muaj ekipit të Aston Villa. Ai synon që Joao Felix të luajë rregullisht në Angli dhe më pas të diskutojnë për të ardhmen e tij.

Gjithsesi, orët e fundit po përflitet për një interesim të madh edhe nga ana e Arsenal. Skuadra londienze kërkon një lojtar për të zëvendësuar brazilianin Gabriel Jesus, i dëmtuar. Për këtë arsye, “gunners” synojnë të marrin talentin portugez.

Ideja është ajo e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit edhe pse shifra do të ishte e konsiderueshme. Pikërisht skuadra e Arsenal duket në “pole” për të marrë sulmuesin portugez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat