Katari do të vërshohet me marokenë për gjysmëfinalen e Kupës së Botës

Futboll

Katari do të vërshohet me marokenë për gjysmëfinalen e Kupës së Botës

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 21:46
Foto ilustrim

Federata Marokene e Futbollit ka njoftuar se do të japë 13,000 bileta falas për tifozët, për gjysmëfinalen e nesërme të Kupës së Botës kundër Francës.

Maroku ka qenë kombëtarja surprizë e turneut, pasi u bë vendi i parë afrikan dhe arab që arrin në katërshen e fundit të Kupës së Botës.

Afrikano-veriorët e shokuan Portugalinë duke e mposhtur 1:0 në çerekfinale, pas suksesit të tyre në penallti kundër Spanjës në 1/16 e finales.

Federata Marokene e Futbollit kishte ofruar bileta falas për tifozët për disa nga ndeshjet e tyre në Katar, me skuadrën që ishte mbështetur shumë në stadiume dhe rreth vendit nikoqir gjatë turneut.

Biletat pritet të shpërndahen nga ambasada marokene në Katar, ndërsa thuhet se veçse janë bërë 30 fluturime nga Maroku drejt Katarit.

Rreth 20,000 tifozë marokenë pritet të marrin pjesë në gjysmëfinalen e nesërme kundër Francës, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Al Bayt” me kapacitet prej 68,895 ulëseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat