Gazetari e pyet se pse Kroacia luan futboll të mërzitshëm, Daliç nuk qëndron dot i qetë.
Kroacia ka arritur të shkojë deri në gjysmëfinale të Botërorit dhe tani do të përballet me Argjentinën.
Në konferencën për shtyp, një gazetar egjiptian i tha Dalic se Kroacia luan futboll të mërzitshëm.
Trajneri nuk mund të heshte dhe të qëndronte i qetë.
“Ne luajmë për rezultatin dhe jemi në gjysmëfinale të Botërorit. E gjithë historia ka mbaruar”, tha Daliç.