Treshja e Premierligës në sulm për yllin e Kroacisë

Futboll

Treshja e Premierligës në sulm për yllin e Kroacisë

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Josko Gvardiol është padyshim njëri nga emrat më të spikatur të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Katar.

Ai është njëri nga më meritorë që Kombëtarja e Kroacisë ka arritur në gjysmëfinalen ku do të ballafaqohet me Francën duke bërë performanca të jashtëzakonshme në fazën defanzive.

Performancat e 20 vjeçarit kanë bërë që për shërbimet e tij të interesohen klubet më të mëdha evropiane, duke përfshirë edhe gjigantët e Premier Ligës.

Sipas “Foot Mercato, Manchester United, Manchester City dhe Chelsea janë duke i përgatitur ofertat e tyre për reprezentuesin kroat.

Të tre klubet mësohet se janë të gatshëm për paguajnë 80 milion euro për lojtarin e skuadrës gjermane RB Leipzig i cili karrierën e ka nisur te Dinamo Zagrebi në Kroaci.

Ai ka bërë 17 paraqitje me Kroacinë që kur iu bashkua ekipit të parë në verën e viti 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat