Pesë gola, Kosova e Düsseldorfit i kthehet fitoreve

Futboll

Pesë gola, Kosova e Düsseldorfit i kthehet fitoreve

Nga: K. G. Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 19:04
Kosova e Düsseldorfit

Skuadra e Kosovës së Dusseldorfit pas një barazimit dhe një humbje, i kthehet fitoreve në Bezirksliga,

Importuan tre pikë me peshë të madhe, duke ruajtur hapin për kreun e tabelës.

Kosova ka shënuar fitore me rezultat 3:.2 ndaj skuadrës së papërshtatshme SG Rommerskirchen-Gilbach, në kuadër të javës së 17-të.

“Klubi ynë u rikthehet fitoreve në ndeshjen e fundit të këtij viti.

2:3 ishte rezultati përfundimtarë i ndeshjes së sotme me golat e shënuar nga Friederichs (9’) dhe Maqkaj (83’) për kundërshtarët kurse për ekipin tonë shënuan Salihi (43’ e 56’) dhe në fund për rezultatin përfundimtarë Amoroso (86’) 

Faleminderit të gjithëve për përkrahje gjatë gjithë këtij viti shihemi vitin tjetër”, njofton FC Kosova. 

VfL Jüchen-Garzweiler është në krye të tabelës me 48 pikë, pasojnë DJK Gnadental 34, Verein der Sportfreunde 1920 Nievenheim 34, DJK Sparta Bilk 32, TSV Eller 04 32, Kosova 31 por ka një ndeshje me pak etj. SG Rommerskirchen-Gilbach është i 13-ti me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat