Shehi: Tirana do të japë maksimumin

Futboll

Shehi: Tirana do të japë maksimumin

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 18:12
Shehi

Tirana pret nesër në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania” Kastriotin. Në prag të ndeshjes, trajneri i kryeqytetasve Orges Shehi ka dalë në një prononcim për mediat. Ai është shprehur se Kastrioti është një ekip shumë i fortë, por që Tirana do të bëjë më të mirën. Ndër të tjera ai ka folur edhe për ndeshjen e parë me rivalët duke thënë që nga ajo kohë kanë ndryshuar shumë gjëra dhe tashmë do të përballen në një tjetër stadium.

“Rinis kampionati dhe duhet të luajmë me të njëjtin përqëndrim si ndaj çdo kundërshtari tjetër. Kastrioti është një kundërshtar që ka shumë armë të forta dhe shpeshherë na kanë vendosur në vështirësi. Duhet ta mbledhim mendjen që do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe e luftuar.

Mesa morëm vesh për ndryshimin e kalendarit që nuk do të jenë 4 ndeshje, por 3 ndeshje, do të kemi dhe një periudhë 20 e ca ditë që do të na duhet të riformatojmë përsëri programin, por përqëndrimi do të jetë tek këto 3 ndeshjet.

Edhe pse do të jetë një kohë e shkurtër ndërmjet tyre duhet të jemi të vëmendshëm, seriozë por edhe të mençur. Këto ndeshje mund të zgjidhin disa situata që kërkojnë vlerësim sepse një situatë mund të ndryshojë rrjedhën e lojës dhe të vazhdimësisë. Ne kërkojmë të bëjmë maksimumin nesër, që nga nesër edhe ndeshjet e tjera e rëndësishme është të mos dalësh nga fusha me pishman, Kur ti jep çdo gjë në fushë kjo është më e mira, futbolli dihet që është një lojë gabimesh dhe jo gjithmonë fiton, por ne duhet të japim më të mirën, pastaj se çfarë rezultati prodhon fusha ajo mbetet për tu parë.

Nga ndeshja e parë me Kastriotin deri tani kanë kaluar gati nja 2-3 muaj, skuadrat edhe ndryshojnë, forma e tyre po ashtu, është një ndeshje që vjen pas pauzës dhe pas Superkupës, kështu që mendoj se mund të jetë tjetër melodi pas edhe stadiumi ndryshon pasi nuk luajmë në Kamëz, por në “Air Albania”.

Të jesh dominues do të thotë të jesh superfuqi në të gjitha drejtimet, edhe në organikë, është e vështirë të jesh në çdo gjë. Ne kërkojmë të jemi dominues në lojë ta interpretojmë ndeshjen duke qenë gjithmonë ne protagonistë, sigurisht që situata në lojë ndryshojnë por duhet të përqëndrohemi për të qenë ai ekip që kërkon të përmirësohet dhe të japë maksimumin nga vetja”, përfundoi Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat