Promes bëhet rus për të shmangur dënimin në Holandë

Futboll

Promes bëhet rus për të shmangur dënimin në Holandë

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 14:40
Promes bëhet rus për të shmangur dënimin në Holandë

Quincy Promes filloi procedurat për marrjen e nënshtetësisë ruse.

Siç raportojnë mediat ruse, mesfushori holandez i Spartak Moskës ka vendosur të bëhet rus, për të shmangur ngatërresat me drejtësinë me të cilën përballet në vendlindje.

Lojtari përballet me akuzën e trafikut të drogës, madje edhe për goditjen me thikë të një të afërmi, me çështjet e pazgjidhura ndaj tij në gjykatat holandeze. Gjyqi i tij është caktuar për më 3 mars, por ai mund të mos marrë pjesë pasi qëndron në Rusi.

Promes, i cili ka luajtur për Ajax, Sevilla dhe Twente, luajti për Spartak Moskën nga 2014 deri në 2018 dhe u kthye sërish në 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat