Gazeta kroate ka botuar në faqen e parë: Rroftë... Tre shkronja që serbët i frikësohen  

Futboll

Gazeta kroate ka botuar në faqen e parë: Rroftë... Tre shkronja që serbët i frikësohen  

Nga: K. Goca Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 12:12
Gazeta kroate me titull të bukur

Kombëtarja e Kroacisë është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në futboll, që po mbahet në Katar.

Kroatët po përgatiten për sfidën e madhe ndaj Argjentinës së Lionel Messit, e cila do të zhvillohet me 13 dhjetor, në orën 20.00.

Media kroate me një titull që ka botuar, frikëson serbët! 

“Rroftë NDH! 

Madje mediat serbe e quajnë skandaloze ballinën e gazetës kroate "Hrvatski tjednik". 

"Rroftë vendi i futbollit Kroacia" dhe atë duke përdorur shkronjat fillestare NDH”, kështu shkruajnë disa media serbe. 

“Flamujt me stemën e NDH-së në ndeshjet e kombëtares dhe shpërthimi i turpshëm i përzgjedhësit kroat, që fitoren ua dedikon “çlirimtarëve kroatë”, dhe si “qershia mbi tortë” pasoi NDH”, shkruan “Kurir”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat