Ttalenti anglez: Nuk ishte në nivelin e këtij dueli

Futboll

Ttalenti anglez: Nuk ishte në nivelin e këtij dueli

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 11:48
Ttalenti anglez

Anglia luftoi fort deri në fund, por nuk e evitoi dot humbjen 1-2 ndaj Francës. Kampionët e Botës u kualifikuan në gjysmëfinale dhe do të përballen me Marokun, ndërsa “Tre Luanët” rikthehen në shtëpi plot pengje.

Jude Bellingham, një nga lojtarët më të rëndësishëm tek ekipi i Gareth Southgate, “shigjeton” arbitrin brazilian Wilton Pereira Sampaio, i cili nuk ishte në nivelin për të gjykuar një klasike Angli-Francë sipas mesfushorit 19-vjeçar.

“Arbitri, sinqerisht e them, nuk m’u duk i aftë. Çdokush mund të përjetojë një ndeshje të keqe, qoftë ai futbollist ose arbitër.

Mendoj se ai nuk ishte aty ku duhej të ishte, flas për sa i përket nivelit të lartë të kësaj ndeshjeje”, deklaroi talenti i Borussia Dortmund.

Lojtarët angleze protestuan ndaj arbitri latin për mungesën e një penalltie në pjesën e parë ndaj Harry Kane (ishte jashtë zone). Sampaio nuk akordoi as penalltinë e dytë të humbur nga kapiteni, gabim që e korrigjoi teknologjia, ndërkohë që ishullorët kontestuan edhe vendime të tjera të arbitrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat