Erzeni sfidon Partizanin

Futboll

Erzeni sfidon Partizanin

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 11:34
Erzeni sfidon Partizanin

Një ndeshje për kreun, por me stadiumin e boshatisur.

Për shkak të dënimit të fushës së klubit shijakas, Erzeni-Partizani do të luhet pa tifozë të dielën në orën 15:45 në “Niko Dovana” të Durrësit.

Trajneri Xhevahir Kapllani nuk do të ketë të gatshëm dy titullarë, pikërisht qendërmbrojtësin që mban edhe shiritin e kapitenit, Gëzim Krasniqi, si dhe sulmuesin e krahut, Ilirid Ademi.

Të dy janë dëmtuar dhe kanë prishur planet e trajnerit për formacionin. Megjithatë, në kampin shijakas ka besim për një rezultat pozitiv, pavarësisht problematikës që paraqet ky takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat