Kroatët: Flamurin e kemi të shenjtë, lufta na forcoi

Futboll

Kroatët: Flamurin e kemi të shenjtë, lufta na forcoi

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 11:05
Kroatët: Flamurin e kemi të shenjtë, lufta na forcoi

Kroacia vazhdon të konfirmohet si një Kombëtaret më të forta në planet. Nënkampionët e botës siguruan një kualifikim epik në gjysmëfinalet e Botërorit Katar 2022. Eliminimi i Brazilit është një arritje e madhe, ndërsa tani është radha e Argjentinës, një gjysmëfinale që pritet të jetë e zjarrtë dhe plot emocione.

Në Kroaci ëndërrojnë rikthimin në finalen e Kupës së Botës. Zlatko Dalic drejton një grup fantastik, me vlera të mëdha sportive dhe njerëzore. Qendërmbrojtësi Martin Erlic, i cili luan në Serie A, shpjegon bukur dhe qartë sekretet e kësaj Kroacie.

“Jemi realisht një grup i mrekullueshëm, mjafton të shohësh një seancë stërvitore për ta kuptuar dhe për t’u bindur në këtë që po them, pasi ne japim më shumë në stërvitje sesa në ndeshje. Kemi edhe stol, të gjithë janë gati të japin kontributin e tyre kur futen në fushë.

U pa edhe ndaj Brazilit një gjë e tillë. Lojtarët me më përvojë si Modric, Brozovic, Kovacic dhe Lovren i karikojnë më të rinjtë. Në skuadër ekziston një përzierje e përsosur mes të rinjve dhe lojtarëve me eksperiencë.

Më pas është edhe lidhja e madhe që kemi me tokën dhe popullin tonë, një ndjenjë e pabesueshme përkatësie që na është transmetuar nga gjyshërit tanë. Flamuri është i shenjtë për ne, kur luhet himni emocioni është shumë i fortë.

Lufta ka lënë gjurmë të thella dhe na ka dhënë aq shumë forcë për të përballuar jetën. Jemi pak, por jemi të bashkuar“, deklaroi 24-vjeçari i Sassuolos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat