Legjenda e merr drejtimin e Holandës

Futboll

Legjenda e merr drejtimin e Holandës

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 16:55
Ronald Koeman

Ronald Koeman do të zëvendësojë Louis van Gaal si trajner i Holandës pas eliminimit të tyre në çerekfinale të Kupës së Botës.

Prej kohësh ishte konfirmuar se ish-trajneri i Barcelonës do të pasonte Van Gaalin pas Kupës së Botës.

Ai do t’i lërë vendin një tjetër ish-menaxheri të portokallinjve, Koeman, i cili ishte në krye të kombëtares nga shkurti 2018 deri në gusht 2020.

Koeman ka qenë një trajner i lirë që kur la rolin e tij te Barcelona në tetor 2021 dhe do të marrë rolin e tij të ri nga viti 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat