Felix i hapur që të largohet nga Atletico Madridi

Futboll

Felix i hapur që të largohet nga Atletico Madridi

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 16:03
Joao Felix

Joao Felix tashmë është absolutisht i hapur për t’u larguar nga Atletico Madridi.

Të paktën kështu bën të ditur gazetari Fabrizio Romano.

I njëjti burim thotë se vetë presidenti i klubit, Miguel Angel Gil Marin, është pajtuar që t’i shqyrtojë të gjitha ofertat që vijnë për lojtarin.

Meqë verën e vitit 2019 “Los Colchoneros” shpenzuan hiç më pak se 127 milionë euro për lojtarin, ata janë të interesuar që të bëjnë pazar të mirë, ashtu që janë të interesuar për ta nxjerrë një shumë të përafërt të shpenzimeve.

Tash për tash, sipas Romanos, nuk ka bisedime me asnjë klub për transferimin e portugezit, mirëpo agjenti i lojtarit po tenton të kryejë punë sa më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat