Angli - Francë, pesë duelet që kanë shënuar historinë

Futboll

Angli - Francë, pesë duelet që kanë shënuar historinë

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 15:50
Angli - Francë, pesë duelet që kanë shënuar historinë

Anglia do të përballet me Francën për herë të gjashtë në një turne Botëror/Europian sot. “Tre Luanët” kanë një rekord 100% në Botëror, ndërsa ai në total flet gjithashtu për “Tre Luanët” me 2 fitore, 1 humbje dhe disa barazime rrugës.

1966 – Një gol në secilën pjesë nga Roxher Hant i siguroi skuadrës së Alf Ramsejt vendin e parë në grup duke mundur Francën 2-0 në “Wembley”. Hant shënoi nga një distancë e afërt pasi Xhek Çarlton goditi shtyllën me kokë pas një krosimi të Xhimi Grivs, përpara se topi i legjendës së Liverpulit të shkonte në rrjetë me ndihmën e portierit francez.

1982 – Ndeshja e parë e Anglisë në finalet e një Botërori në 12 vite ishte një fitore 3-1 ndaj Francës në grupe. Nisja ishte fantastike për anglezët që shënuan me Brajan Robsonin pas vetëm 27 sekondash. Franca barazoi me Zherard Soler, por Robson riktheu anglezët në avantazh, ndërsa Pol Marriner goditi fluturimthi për të vulosur triumfin e skuadrës së tij, shkruan Panorama Sport.

1992 – Një barazim pa gola në Europianin e Suedisë dhe rezultati në Malmo i la skuadrat për të kërkuar diçka më shumë në ndeshjen e tyre të fundit në grup. Një goditje dënimi e stampuar në shtyllë e Stjuart Pirsit ishte momenti më i zjarrtë i atij takimi zhgënjyes.

2004 – Pyesni çdo lojtar të Anglisë apo tifoz se si e humbën këtë ndeshje 1-2 dhe ata do ta kenë ende të vështirë të gjejnë një përgjigje. Skuadra e Zven Goran Eriksonit ishte e shkëlqyer për 90 minuta. Por ato 4 minuta shtesë përmbysën gjithçka. Goditja me kokë e Lampardit meritonte të ishte goli i fitores pasi Runi torturoi mbrojtjen e tyre. Por e gjithë puna e mirë u shkatërrua në shtesë kur dopieta e Zidanit (një goditje dënimi) dhe pastaj një penallti e shkaktuar nga një top i kthyer pas nga Xherrardi në këmbët e Henrisë, e nxori zbuluar portierin Xhejms.

2012 – Anglia dhe Franca barazuan 1-1 në Donjeck. Roi Hoxhson ishte ulur në stol pak javë pas dorëheqjes së Kapelos dhe pritshmëritë e Anglisë ishin të ulëta. Por skema ushtarake 4-4-2 e Hoxhsonit bllokoi francezët dhe Anglia mori një barazim të merituar. Leskot shënoi pas një goditjeje dënimi të Xherrardit me kokë përpara se Samir Nasri të barazonte para pushimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat