Martinez: Absurde 10 minuta shtesë, arbitri ndihmoi Holandën

Futboll

Martinez: Absurde 10 minuta shtesë, arbitri ndihmoi Holandën

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 12:25
Martinez: Absurde 10 minuta shtesë, arbitri ndihmoi Holandën

Emiliano Martinez u kthye në heroin e Argjentinës me dy penalltitë e pritura ndaj Virgil Van Dijk dhe Steven Berghuis. Portieri që luan në Premier League me Aston Villa, ndihmoi kombëtaren albiceleste të kualifikohej në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

“Gardiani” 30-vjeçar foli pas suksesit ndaj Holandës, teksa nuk i kurseu thumbimet ndaj arbitrit spanjoll Lahoz.

“Unë nuk jam hero, thjesht bëra detyrën time pasi shokët e ekipit kishin zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer.

Arbitri dha 10 minuta shtesë pa asnjë arsye, ndoshta donte të kualifikohej Holanda… Kroacia? I kemi cilësitë për të vazhduar përpara dhe për të siguruar finalen e madhe”, deklaroi portier i kombëtares argjentinase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat