“Ekipet Sportive Shkollore” nga KOKSH, shikoni çfarë po ndodh në “Air Albania”

Futboll

“Ekipet Sportive Shkollore” nga KOKSH, shikoni çfarë po ndodh në “Air Albania”

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 12:24
“Ekipet Sportive Shkollore” nga KOKSH, shikoni çfarë po ndodh në “Air Albania”

Ka nisur ceremonia e hapjes së projektit “Ekipet Sportive Shkollore” e organizuar nga KOKSH.

Mijëra nxënës, pjesëmarrës i janë bashkuar projektit teksa kanë “pushtuar” stadiumin “Air Albania”.

Këtë vit në Shqipëri mori jetë projekti për formalizimin e sportit shkollor, projekt që përfshin tri nivelet e arsimit, duke nisur nga ai 9-vjeçar, për të vijuar me gjimnazet dhe universitetet. Janë plot 5 milionë dollarë të akorduara nga qeveria, para që kalojnë nga Komitetit Olimpik si menaxhues i projektit.

KOKSH ka njoftuar se në projektin “Ekipet Sportive Shkollore” janë përfshirë 10 mijë nxënës, 22 mijë pjesëmarrës, 700 skuadra të shpërndara në 61 bashki të vendit dhe 350 trajnerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat