Po ti e din Esat në Beograd sa shqiptari ka punuar...

Futboll

Po ti e din Esat në Beograd sa shqiptari ka punuar...

Nga: K. Goca Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 12:17
Esat Mehmeti, majtas dhe Zenun Brovina, djathtas

Kur takohen legjendat e futbollit të Kosovës, Zenun Brovina dhe Esat Mehmeti, emocionet janë të mëdha mes tyre.

Dy emra të mëdhenj të futbollit, kujtojnë kohërat e arta të tyre. 

Esat Mehmeti, ish portier i mirënjohur, një kohë ka mbrojtur edhe për Vardarin e Shkupit, ndërsa Brovina është shqiptari i parë që ka luajtur për Partizanin e Beogradit. 

Mehmeti përshkruan një komunikim me Brovinën.  

“Takim rasti, me legjendën Zenun Brovina. 

O, kapiten ku je?

O, Esat që mirë po ti si je, qe e mora do mëngjes për të shtëpia...

Po si je si po kalon kapiten? 

Po mirë, po na kaluan vitet o Esat, po duhet me thënë mirë se s'po na lënë rahat në shtëpinë tonë një grusht pisash... Po ti e din Esat në Beograd sa shqiptari ka punuar me nderë, luhej këndohej shqip e çka jo...?

Bile një herë me Veli Vraniqin i cili edhe keç i shajke e s'guxojke kush me i bë zë ... ha ha Po pak pisa  janë e po na bëjnë kahre krejt edhe ata edhe neve

Mirë po thua...

Po, vëllaun Azemi si është, se kam pa moti si është?

Azemi nuk po del fare...! Kapiten a të kujtohen ato lojëra ku luanim së bashku...

Ei, moti u kanë, kam harruar krejt...!

Më mirë mos ti kujtojmë fare...!?

Ngadale zbrit prej shkalle se mos po rrëzohesh? po vallahi se këtë këmbë e kam të thyer...

Po e bëjmë një foto së bashku a... ?

Ani Esat miku faleminderit shumë. I ndihmova të shkallët e u përshëndetem .Mirë u pafshim kapiten, mirë u pafshim.

U ndamë me legjendën,  me shqiptarin e parë që ishte pjesë e klubit Partizanit të Beogradit, Vëllaznimit, Prishtinës, KEK-ut) duke i dëshiruar shëndet”, ka shkruar Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat