​Angli-Francë, formacionet e mundshme

Futboll

​Angli-Francë, formacionet e mundshme

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 11:49
​Angli-Francë

Çerekfinalet e Kupës së Botës përfundojnë me një ballafaqim të peshave të rënda mes rivalëve të vjetër, Anglisë dhe Francës dhe megjithëse ata u përballën për herë të parë në vitin 1923, ky është vetëm takimi i tyre i tretë në një Kupë Botërore dhe i pari që nga viti 1982.

Anglia i fitoi të dyja këto takime me nga dy gola diferencë, por situata tashmë ka ndryshuar dhe skuadrën e Gareth Southgate po e pret një natë e vështirë.

Sfida e cila zhvillohet në “Al Bayt Stadium” nga ora 20:00 garanton spektakël, teksa të dy skuadrat synojnë ta rrëmbejnë trofeun më të rëndësishëm të futbollit në botë.

Këto janë formacionet e mundshme:

Anglia (4-3-3): Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Henderson, Rice, Bellingham; Saka, Kane, Foden

Franca (4-3-3): Lloris; Kounde, Varane, Upamecano, Theo Hernandez; Tchouameni, Rabiot; Dembele, Griezmann, Mbappe; Giroud

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat