Ndryshohet axhenda e javës së 13-të e Kategorisë Superiore.
Dy ndeshjet që kanë pësuar ndryshim janë: Tirana-Kastrioti dhe Vllaznia-Egnatia, sfida që do të zhvillohen ditën e hënë të datës 12 dhjetor.
Ndeshja mes kampionëve aktualë të Shqipërisë dhe krutanëve nuk do të zhvillohet më në orën 13:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, por në stadiumin “AIR Albania” me fillim në orën 19:00.
Takimi mes shkodranëve dhe rrogozhinasve do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, por me ndryshim jo më në orën 15:45, por në 16:30.
Ndërkohë, të dielën do të luhen tre takime, Bylis-Laçi në orën 13:00, Kukësi-Teuta në orën 13:00 dhe Erzeni-Partizani në orën 15:45.