Ramos: Ronaldo më këshillon!

Futboll

Ramos: Ronaldo më këshillon!

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 12:57
Ramos: Ronaldo më këshillon!

Gonçalo Ramos, autori i tre golave, nga gjashtë të realizuara nga Portugalia, që eliminoi Zvicrën dhe siguroi çerekfinalen e Kupës së Botës, Katar 2022, pasi i zuri vendin në formacion Ronaldos, theksoi se CR7 gjithmonë përpiqet t’i ndihmojë.

Duke folur për mediet pas kësaj sfide 21-vjeçari shtoi se është duke jetuar një ëndërr.

“Nuk di çfarë të them, unë jam duke jetuar një ëndërr.

Tashmë duhet të fokusohemi në sfidën e radhës, po punoj për të dhënë më të mirën. Ronaldo flet me mua dhe shokët e tjerë të skuadrës, ai është kapiteni dhe gjithmonë përpiqet të na ndihmojë.”– u shpreh Ramos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat