Lidhet me transferim në Premier Ligë, flet agjenti i Amrabat

Futboll

Lidhet me transferim në Premier Ligë, flet agjenti i Amrabat

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 11:19
Sofyan Amrabat

Paraqitjet fantastike në Kampionatin Botëror “Katar 2022” kanë bërë që të ketë interesim të madh nga top klubet angleze për mesfushorin maroken, Sofyan Amrabat.

Amrabat e ndihmoi Marokun që ta prekte fazën çerekfinale të këtij Botërori, duke e eliminuar Kombëtaren e Spanjës, si dhe Belgjikën e Kanadanë në fazën e grupeve.

Paraqitjet e Amrabat në këtë Botëror tani kanë alarmuar klube të shumta angleze, duke përfshirë këtu edhe Liverpoolin e Tottenhamin.

Tani, agjenti i Amrabat, Mohammed Sinouh e ka konfirmuar interesimin e klubeve si dhe spekulimet që po e lidhin klientin e tij me një kalim në Premier Ligë.

“Sigurisht, kam shumë thirrje për Sofyan. E gjithë bota e ka parë se ai është mesfushori më i mirë shkatërrues i Kupës së Botës. Sofyan është tejet profesionistë, ai është i fokusuar në Kupën e Botës me Marokun”, tha Sinouh.

Skuadra e Tottenham e ka monitoruar Amrabat që nga sezoni i kaluar dhe pritet të bëjë një lëvizje gjatë merkatos së janarit për të, ndërsa raportohet se garës për shërbimet e yllit maroken i është bashkuar edhe gjiganti anglez, Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat