Skandal i madh, ish futbollisti i njohur dhe presidenti, nokauton një burrë!

Futboll

Skandal i madh, ish futbollisti i njohur dhe presidenti, nokauton një burrë!

Nga: K. G. Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 12:51
Skandali i Eto

Ish futbollisti i njohur kamerunian, Samuel Eto'o, ka shkaktuar incident të madh në Kupën e Botës në Katar.

Presidenti aktual i Federatës së Futbollit të Kamerunit humbi durimin pas ndeshjes mes Brazilit dhe Koresë së Jugut dhe u përplas fizikisht me një djalë, dhe megjithëse nuk dihet se çfarë e shkaktoi konfliktin, ai përfundoi me një përleshje me grushte.

Tifozët e kanë rrethuar kamerunasin e famshëm, duke bërë selfie me të kur ka pasur fillimisht një konflikt verbal e më pas edhe fizik.
Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit është ndalur për të bërë një foto me tifozët në vërshimin e stadiumit. Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë reagimin e tij ndaj komenteve të burrit që mbante kamerën.

Fillimisht ai u frenua nga personat që ndodheshin rreth tij, por më pas Eto’o u afrua dhe e goditi me shkelma burrin, i cili ra përtokë.

Samuel Eto'o luajti në katër Kampionate Botërore për Kamerunin në periudhën nga viti 1998 deri në vitin 2014, ndërsa një vit më parë u bë president i organizatës kombëtare të futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat