Media kroate Sportske Novosti: Rasti Kosova? Serbia para një goditje të madhe pas debaklit

Futboll

Media kroate Sportske Novosti: Rasti Kosova? Serbia para një goditje të madhe pas debaklit

Nga: K. Goca Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 23:37
Kur sulmohet Xhaka

Mediumi kroat "Sportske Novosti" ka shkruar për Federatën e Futbollit të Kosovës, që ka bërë ankesë në FIFA, duke kërkuar sanksionimin e Serbisë për sjellje të pahijshme dhe selektorin e saj, Dragan Stojkoviq.

“Nuk kanë fund reagimet për ndeshjen e nxehtë mes Serbisë dhe Zvicrës (2:3) të luajtur të prremten, dhe tani pala serbe mund të përballet me pasoja ligjore për shkak të ‘fyerjeve të rënda nga trajneri i kombëtares serbe’ dhe ‘raciste’, veprimet e tifozëve serbë”, sipas Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) i ka përshkruar ngjarjet në stadiumin ‘974’ në një ankesë të dorëzuar në FIFA.

Kujtojmë, kamerat e kanë kapur trajnerin Dragan Stojkoviq -  Piksi duke festuar golin e Dushan Vllahoviqit (2:1) në minutën e 35-të me fjalët “a nënën shiptarska në pi**u”, dhe kjo duket, ka nxitur kosovarët të reagojnë.

FFK-ja kërkon hetim nga FIFA lidhur me këtë rast dhe kërkon që FS-ja e Serbisë të sanksionohet në mënyrë që thirrjet e tilla të largohen njëherë e mirë nga stadiumet e futbollit dhe nga ngjarjet siç është Kupa e Botës”, thuhet në komunikatën e Federatës së Kosovës.

Më tej, ata deklarojnë se gjatë ndeshjes janë parë dhe dëgjuar parulla me mesazhe politike kundër shqiptarëve dhe kanë prova për gjithçka të paraqitur.

FFK po ashtu rikujton se së fundi ka bërë ankesë në FIFA për shkak të vendosjes së flamurit në teshatore nga kombëtarja e Serbisë, në të cilën ishte harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb me mbishkrimin “Jo dorëzim"”, shkruan mes të tjera "Sportske Novosti":

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat