Adriano ndahet 24 ditë pas martesës

Futboll

Adriano ndahet 24 ditë pas martesës

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 23:06
Adriano ndahet 24 ditë pas martesës

Adriano nuk ka ndryshuar aspak sa i përket jetës së natës. Ish-lojtari i njohur i Interit,më 9 nëntor vendosi të martohet me Micaela Mesquita, por kjo martesë mund të shkoj në divorc pas vetëm 24 ditësh.

Sipas të përditshmes Extra në Rio De Janerio, shkak për këtë është bërë fitorja e Brazilit përballë Zvicrës. Adriano shkoi në lagjen e tij në favela për të ndjekur me disa miq këtë sfidë, por suksesi i Brazilit ka bërë që Adriano të kthehet në shtëpi pas dy ditësh.

Kur është rikthyer në shtëpi, Adriano është përballur me zemërimin e bashkëshortes së tij e cila nuk e ka pritur mirë këtë vonesë duke e përzënë nga shtëpia.

Kaq ka bërë që mediat të flasin për një divorc në kohë rekord.

Adriano është i lidhur me Mesquita që nga viti 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat