Akuza e rëndë e legjendës së Real Madridit

Futboll

Akuza e rëndë e legjendës së Real Madridit

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 14:33
Akuza e rëndë e legjendës së Real Madridit

Spanja eliminoi Gjermaninë me një lëvizje, duke humbur ndaj Japonisë. Sipas ish-lojtarit të Real Madridit, meksikanit Hugo Sanchez, iberikët kanë humbur qëllimisht me japonezët për të mos u përballur në 1/8 finale me Brazilin. Një akuza e rëndë për Botërorin e Katarit, e raportuar nga ESPN.

Ishte prezantuesi televiziv Davide Faitelson ai që e pyeti Hugo Sanchez: “A po më siguroni që Spanja e kërkoi këtë rezultat për të shmangur Brazilin?” 64-vjeçari, i cili ka luajtur tri Kupa Bote me Meksikën, u përgjigj: “Ju siguroj. Unë nuk isha atje dhe nuk jam në mendjen e Luis Enrique, por ai kishte menduar se cila ishte mënyra më e mirë për të shmangur Brazilin në raundin tjetër”.

Në fakt, kishte pesë minuta në të cilat edhe Spanja ishte jashtë Botërorit, kur Kosta Rika kaloi në epërsi ndaj Gjermanisë, e cila më pas ktheu rezultatin për ta bërë të kotë 4-2. “Ishte një rrezik që ia vlente të merrej. Nuk është se kanë frikë nga Brazili, por e respektojnë atë”, – tha legjenda meksikane.

Analistët meksikanë Roberto Gomez Junco dhe Francisco Gabriel de Anda e panë me mosbesim, por sipas “As”, Hugo Sanchez vazhdoi: “Trajneri nuk do ta pranojë kurrë. Trajnerët nuk thonë se unë i lashë të fitojnë”.

Spanjollët tani janë në anën e kundërt të shortit nga Brazili, me të cilin mund të përballen vetëm në finale. Nëse Spanja i bënte vërtet llogaritë kështu për ndeshjet në zhvillim, ajo rrezikoi eliminimin, siç u përmend. Por ndoshta shmangia e Brazilit ia vlente disa rrahje zemre më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat