Holandë - SHBA; vjen ora e së vërtetës

Futboll

Holandë - SHBA; vjen ora e së vërtetës

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 13:33
Holandë - SHBA; vjen ora e së vërtetës

Holandë-SHBA është një nga ndeshjet e sotme të Botërorit. Ajo do të startojë në orën 16:00 në “Khalifa International Stadium” të Katarit dhe është e vlefshme për 1/8 finale. Është ndeshja që hap zyrtarisht fazën e dytë të Kupës së Botës në Katar, atë me eliminim direkt dhe për rrjedhojë në rast barazimi në kohën e rregullt, do të nevojitet shtesa 2×15 minutëshe.

Nëse do të kemi sërish barazim, atëherë fituesi do të shpallet përmes “ruletës” së penalltive. Holanda është favoritja e padiskutueshme e ndeshjes ndaj SHBA-së, por portokallinjtë do të duhet të jenë të kujdesshëm, pasi në grupin e tyre tashmë kanë treguar se nuk shprehen fort mirë, si në barazimin me Ekuadorin.

Në fund të fundit, megjithatë, ata përfunduan në vendin e parë dhe do të gjejnë SHBA në 1/8 finale, që doli e dyta në grupin e saj, pas Anglisë. Kushdo që fiton sot do të shkojë në çerekfinale dhe do të gjejë kundërshtar të kualifikuarin nag çifti tjetër po i ditës së sotme, Argjentinë-Australi, e planifikuar të nisë në orën 20:00.

Sa iu takon formacioneve të mundshme, për Holandën, arma shtesë duket se është sulmuesi Gakpo, i cili ka shënuar në të gjitha ndeshjet e luajtura deri tani dhe kryeson listën e golashënuesve me 3 gola. Xhevahiri i PSV-së do të luajë së bashku me dyshen Bergwijn-Depay, ndërsa Van Dijk mbetet lideri i mbrojtjes.

Për amerikanët do të ketë një riformulim të formacionit sipas skemës 4-3-3, ku Sargent do të jetë referenca për anësorët Weah dhe Pulisic në repartin ofensiv. Musah dhe McKennie në mesfushë, Adams në “dhomën e kontrollit”. Dest është i paprekshëm në të djathtë.

Ja formacionet e mundshme:
HOLANDA (3-4-1-2): Noppert; Timber, Van Dijk, Aké; Dumfries, F. De Jong, Klaassen, Blind; Gakpo; Bergwijn, Depay.
SHBA (4-3-3): Turner; Dest, Zimmermann, Ream, Robinson; McKennie, Adams, Musah; Weah, Sargent, Pulisic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat