Atletico lë të lirë sulmuesin

Futboll

Atletico lë të lirë sulmuesin

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 14:06
Atletico lë të lirë sulmuesin

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, skuadra e Atletico Madrid ka vendosur një çmim për të lënë të lirë sulmuesin portugez Joao Felix. Ky i fundit, aktualisht është i grumbulluar me kombëtaren portugeze në botërorin Katar 2022.

Sipas mediave spanjolle, skuadra “colchoneros” është gati të pranojë oferta për 23-vjeçarin, që i afrohen shumës 100 milionë euro. Kjo shumë është më e vogël se shifrat 127 milionë euro që Atletico pagoi në vetën e vitit 2019.

Për Joao Felix janë interesuar shumë skuadra “big” si Manchester United, Paris Saint Germain dhe Bayern Mynih. Sulmuesi nuk ka një marrëdhënie të mirë me trajnerit Diego Simeone, ndaj dhe ky divorc është i pashmangshëm.

Një transferim i tillë me një ofertë të mirë financiare do t’i kënaqte të gjitha palët. Këtë sezon, Joao Felix ka luajtur në 18 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke realizuar 4 gola dhe 3 asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat