Trepça ’89 dhe Ballkani përballen për ndeshjen e mbetur

Futboll

Trepça ’89 dhe Ballkani përballen për ndeshjen e mbetur

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 12:27
Ballkani

Trepça ’89 dhe Ballkani përballen sot (e mërkure) për ndeshjen e mbetur nga xhiroja e tretë në Albi Mall Superliga.

Ndeshja që fillon në ora 13:00, do të luhet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Skuadra mitrovicase është në vendin e nëntë me 18 pikë dhe një fitore do t’i largonte nga zona që shpien në Ligën e Parë.

Në anën tjetër, Ballkani tenton të ngushtojë diferencën me Dritën, pasi gjenden në vendin e dytë me 33 pikë, pesë më pak se skuadra gjilanase.

Ballkani: Frashëri, Kuc, Thaqi, Jashanica, Bekteshi, Emerllahu, Dellova, Gripshi, Korenica, Krasniqi, Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat