Rooney: Foden është lojtari më i mirë që ka Anglia

Futboll

Rooney: Foden është lojtari më i mirë që ka Anglia

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 17:04
Rooney

Golashënuesi më i mirë i historisë së kombëtares angleze, Wazne Roonez, nuk e kupton zgjedhjen e trajnerit Garet Sauthgejt për ta lënë në stol sulmuesin e Sitit gjatë gjithë ndeshjes kundër SHBA-së.

Ish-sulmuesi mendon se talenti 22- vjeçar është lojtari më i mirë që ka Anglia. Foden e pa gjithë ndeshjen kundër SHBA-së nga stoli, ndërsa ndaj Iranit luajti vetëm 20 minuta.

“E shoh shumë të çuditshme që Foden nuk u aktivizua si zëvendësues kundër SHBA-së.

Dhe unë kam shkruar përpara turneut se ai do të ishte një pjesë e rëndësishme e formacionit tim titullar nëse do të isha trajner i Anglisë.

Teknikisht është lojtari më i mirë që ka Anglia. Mendoj se kur ke një talent si ai, thjesht duhet ta aktivizosh.

Ai është më i pjekur se në Europianin e vitit të shkuar. Unë në vend të tij do të isha shumë i zhgënjyer nëse nuk do të isha aktivizuar në çdo moment të ndeshjes së të premtes”, shkruante Roiney për “The Times”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat