Superkupa e Shqipërisë, Tirana - Vllaznia

Futboll

Superkupa e Shqipërisë, Tirana - Vllaznia

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 13:14
Superkupa e Shqipërisë, Tirana - Vllaznia

Finalja e Superkupës së Shqipërisë për këtë edicion do të zhvillohet në një periudhë të pazakontë, pikërisht më 7 dhjetor ora 19:00 në stadiumin “Air Albania” mes Tiranës kampione në fuqi dhe Vllaznisë që ka marrë trofeun e Kupës.

Të shtunën institucioni i futbollit shqiptar ka nxjerrë në shitje biletat për këtë finale, që variojnë nga çmimi më i vogël që është 5 mijë lekë të vjetër në tribunat pas portave dhe deri te më i lartë në sektorin VIP të stadiumit që shkon 50 mijë lekë të vjetër.

Mirëpo, FSHF-ja ka njoftuar tifozët se vendet ku do të shiten biletat janë sportelet në stadiumet “Air Albania” dhe “Selman Stërmasi”.

Kjo ka revoltuar tifozët shkodranë, të cilat kanë reaguar në rrjetet sociale, qoftë në faqen e ultrasve, por gjithashtu në kanalet zyrtare të Federatës në “Facebook” dhe “Instagram”.

Grupimi “Vllaznit Ultras” ka shfaqur indinjatën e tij, duke vendosur edhe disa kushte për t’u plotësuar nga FSHF-ja dhe vetë klubi i Vllaznisë sa u përket biletave:

“Në rast se biletat nuk shiten në Shkodër dhe pa u caktuar sektori ku do të qëndrojmë ne si miq, atëherë do të bojkotojmë ndeshjen.

Duhen plotësuar këto kushte, Shkodra nuk e pranon turpin”, citohej ndër të tjera në faqen e ultrasve kuqeblu në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat