Dalin në shitje biletat e finales së Superkupës së Shqipërisë

Futboll

Dalin në shitje biletat e finales së Superkupës së Shqipërisë

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 23:22
Dalin në shitje biletat e finales së Superkupës së Shqipërisë

Dalin në shitje biletat e finales së Superkupës së Shqipërisë, ja sa kushtojnë!

Finalja e Superkupës së Shqipërisë, Tirana-Vllaznia, për herë të parë në historinë 33-vjeçare të këtij kompeticioni, do të luhet më 7 dhjetor.

Ky duel do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet, në orën 19:00, ndërkohë që ditën e sotme FSHF ka bërë me dije se kanë dalë në shitje biletat.

Për sa i përket çmimeve ato variojnë nga 500 lekë deri në 5000 lekë. 

Biletat mund të blihen në “Air Albania” stadium si dhe në stadiumin “Selman Stërmasi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat