Martinez: Lukaku po ecën mirë

Futboll

Martinez: Lukaku po ecën mirë

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 22:52
Lukaku

Në një intervistë ditën e sotme, trajneri i Belgjikës u shpreh tepër entuziast për rikthimin në stërvitjen me ekipin të sulmesit Romelu Lukaku.

“Sot ai u stërvit në grup, tani do të shohim se si do të reagojë trupi i tij.

Unë nuk mendoj se ai është gati të fillojë nga fillimi kundër Marokut, por duket se po ecën mirë dhe jam i lumtur që e shoh përsëri në stërvitjen e ekipit.”,- u shpreh më tej tekniku i “djajve”.

Kujtojmë se shtatlarti belg, i cili aktivizohet me ekipin e Interit arriti të rikuperohet nga dëmtimi që pësoi në shtator, por duket se ardhja e tij në fushën e blertë duhet të priste fazën finale të Kupës së Botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat