Sanchez: Shpresoj që lojtarët e mi të kenë një nivel më të mirë

Futboll

Sanchez: Shpresoj që lojtarët e mi të kenë një nivel më të mirë

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 22:29
Sanchez

Teksa humbja në ndeshjen hapëse të “Katar 2022” është ende e freskët për kombëtaren e Katarit, trajneri i Katarit,

Felix Sanchez, në një konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme me Senegalin është shprehur optimist për grupin e tij të lojtarëve.

Shpresoj që lojtarët e mi të kenë një nivel më të mirë të futbollit në fushë.

Shpresojmë se e kemi çliruar veten nga presioni që në fillim dhe shpresoj se ne do të mund ta luajmë dhe të tregojmë se jemi konkurrues”,- u shpreh Sanchez gjatë konferencës.

Ndërkaq, një humbje e mundshme në ndeshjen e nesërme do të përkthehej në eleminim të menjëhershëm për ekipin e vendit organizator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat