Martinez: Do të na dhemb shumë, jemi të lënduar

Futboll

Martinez: Do të na dhemb shumë, jemi të lënduar

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Fz, ka këmbëngulur se humbja tronditëse e Argjentinës ndaj Arabisë Saudite mund të jetë një gjë e mirë për shpresat e tyre në Kupën e Botës, pavarësisht se kombëtarja e tij e nisi me humbje në Katar.

Argjentina u përball me Arabinë Saudite në ndeshjen e parë të Grupit C këtë mëngjes, duke kërkuar të nisë një fillim mbresëlënës në aventurën e saj në Kupën e Botës.

Skuadra e Lionel Scaloni është një nga favoritët e turneut dhe dukej se ishte në rrugën e tyre drejt një fitoreje të rehatshme kur Lionel Messi realizoi një penallti në minutën e dhjetë, por që ndeshja përfunoi në fund me shifrat 2:1 në favor të Arabisë Saudite.

Humbja ishte një goditje e madhe për shpresat e triumfit të Argjentinës, por Martinez këmbëngul se mund të jetë një pikë kthimi drejt triumfit të madh.

“Të gjithë në zhveshtore janë mirë, padyshim që sot do të dhemb sikur të gjithë argjentinasit, por nëse duam të fitojmë, nëse duam të fitojmë Kupën e Botës, është mirë që u penguam sot”, tha për “ESPN” ylli i Aston Villas. .

“(Scaloni tha) të njëjtën gjë të them edhe unë, një rrëshqitje nuk është rënie. Do të dhemb shumë sot dhe kjo është normale, por nesër e dimë që kemi dy finale. Natyrisht që jemi pak të lënduar nga humbja e parë dhe në një Botëror. Sot ne prisnim të luanim si një finale, nuk e bëmë, mendoj se kur shënuam golin e parë, u relaksuam pak dhe nuk ishim bindës”, tha më tej Martinez.

Argjentina e nisi me humbje aventurën në Botërorin “Katar 2022”, ku u mposht 2:1 nga futbollistët e Arabisë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat