Aguero shpërthen ndaj Federatës Argjentinase

Futboll

Aguero shpërthen ndaj Federatës Argjentinase

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 11:32
Aguero

Kun Agüero ka shpërthyer, siç shkruan “La Nación”, sepse nuk e kanë ftuar për të parë ish-shokët e tij të skuadrës në Doha.

Ish-“bomberi” i Manchester City-t, i tërhequr nga futbolli për shkak të problemeve në zemër, ka shfaqur pakënaqësinë e tij me atë që po përjeton në Katar.

“Do të shoh nëse mund t’i shoh djemtë. Tema është disi e çuditshme. Nuk e di, gjoja duhet të kesh një kredencial për të kaluar. Më duket e çuditshme që duhen tri ose katër ditë. Unë pyeta dhe më dhanë se vendosin ata lart,” – tha ai në Tëitch së bashku me Jero Freixas.

Më tej theksoi: “Situata është shumë e pazakontë. Një vit më parë isha me ta. Kam qenë pjesë e përzgjedhjes dhe të japin shpejt kredencialet. Nëse ata nuk duan që unë të shkoj, të më thonë në fytyrë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat