Merret vendimi, Ferizaj eliminohet nga Kupa e Kosovës

Futboll

Merret vendimi, Ferizaj eliminohet nga Kupa e Kosovës

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Ferizaj është eliminuar nga garat në Kupën e Kosovës në futboll.

Komisioni i Garave ka vendosur për të regjistruar me rezultat zyrtar ndeshjen Ferizaj – Behari, e cila ishte fituar 3:2 nga skuadra ferizajase.

Deri te ky vendim erdhi pasi u konstatua se futbollisti i Ferizajt, Edon Sadriu, nuk kishte të drejtë të paraqitet në ndeshjen në fjalë shkaku i kartonëve të verdhë.

Njoftimi i plotë nga Federata e Futbollit e Kosovës:

“Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 21.11.2022, ka diskutuar për ndeshjet e 1/16-të së finales së Kupës së Kosovës për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet 1/16 së finales së Kupës së Kosovës me rezultatet e arritur në fushë , me përjashtim të ndeshjeve Prishtina-Vëllaznimi dhe Ferizaj-Behari të cilat  regjistrohen me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF “Prishtina” përkatësisht KF “Behari “.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicim disiplinor:

Ndaj: Lojtarit të KF “ Rilindja 1974” , Elton Idrizaj nr fanelle 19 dhe  nr ID 006149MO4. Motivi: Në minutën 90+ shkakton ndërhyrje të rrezikshme duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Dukagjini-Rilindja 1974”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat