Ronaldo i ofrohet Real Madridit

Futboll

Ronaldo i ofrohet Real Madridit

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 18:02
Ronaldo i ofrohet Real Madridit

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet te Real Madridi, sipas raportimeve të fundit nga Spanja.

E ardhmja e sulmuesit portugez është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas intervistës së fundit që ai dha për Piers Morgan.

Manchester United është duke analizuar situatën dhe pritet që së shpejti të del me një vendim për Ronaldon, teksa nuk përjashtohet mundësia që shkëpusë kontratën me të.

Dhe, sipas “SPORT”, 37-vjeçari i është ofruar Real Madridit, për të zëvendësuar të lënduarin Karim Benzema, i cili së fundmi humbi edhe Kupën e Botës.

Kësisoj, Ronaldo thuhet se mund të rikthehet në “Santiago Bernabeu” për së paku 6 muaj.

Nëse përfundimisht prishet kontrata e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” me “Djajtë e Kuq”, atëherë i bie që ai të mbetet lojtar i lirë.

Cristiano Ronaldo me klubin anglez ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat