Messi zbulon pak të ardhmen

Futboll

Messi zbulon pak të ardhmen

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 08:08
Messi

Argjentinasi ka folur në një intervistë për dallimet në mes të PSG-së dhe Barcelonës 

Deri në ditën kur Lionel Messi do të pensionohet duket se thashethemet për të do të ekzistojnë, sidomos ato për një rikthim në Barcelonë. 

Askush nuk e kishte imagjinuar që argjentinasi do të largohej nga Blaugrana, për aq vite sa ai kishte qëndruar aty, derisa ai shkoi në Francë. Messi për momentin është në kontratë me Paris Saint-Germain dei më 30 qershor 2023, pastaj ai do të marrë vendim se a dëshiron që ta rinovojë kontratën e tij apo karrierës së tij ti jap një drejtim të ri. 

Në një bashkëbisedim me ish shokun e tij të Kombëtares, Ezequiel Lavezzi, Messi ka zbuluar disa gjëra për të ardhmen e tij dhe cila do të jetë ajo. Ai e di që dyert për të i ka më shumë së të hapura edhe Camp Nou edhe Parku i Princave, pasi që skuadra franceze do të bëjë gjithçka që t’ia rinovojnë atij kontratën. 

“Ishte e vështirë të largohem nga Barcelona, ne kaluam tërë jetën ton në të njëjtin vend. Kurrë nuk u largova dhe nuk e di si ishte të largoheshe”, tha Messi. “Nuk e pritja këtë, ndodhi shumë shpejt dhe u desh të largohem nga Barcelona brenda një nate”. 

“Për një momentin ne e gjetëm vetën në një ambient. Ne kishim jetën tonë në Barcelonë, shokët tonë, zakonet tona dhe ne ishim në një vend tjetër, ku flitej tjetër gjuhë, zhvillohej futboll tjetër, kishte tjetër klimë. Ishte e vështirë, por, sot, me pëlqen gjithçka, përfshirë futbollin”. 

Megjithatë, kur është në pyetje rikthimi i mundshëm të Barcelona, duket se Messi është më i interesuar që të rrijë në Francë. 

“Më pëlqen më shumë Parisi, e ka zbuluar qytetin dhe është i mahnitshëm”, tha Messi. “Gjatë vitit tim të parë, kishte një ndryshim të madh, gjërat ndodh shumë papritur. Nuk ishte qëllimi i im të largohesha nga Barcelona dhe gjithçka ndodh befasishëm”. 

“Pas kësaj periudhe të gjatë dhe disa momenteve të vështira, jam shumë i lumtur të jetoj ku jam duke jetuar dhe familja dhe unë po e shijojmë Parisin”. 

Messi është i gatshëm për Botëror 

Sulmuesi është duke u përgatitur për Botëror, pasi që beson se do ta mbyll shkëlqyeshëm për Argjentinën. Më 2012, ai kishte shënuar 12 gola me Albiceleste, kurse aktualisht është vetëm një gola larg për ta barazuar këtë rekord të tij. 

Sikur të mos mjaftonte kjo, këtë sezon ne kemi parë përsëri Messin më të mirë në formë, apo atë të njëjtin i cili luante në ditët e tij më të mira. Ai jo vetëm që po shënon, ai po ashtu po kontribuon duke ndihmuar shokët e tij të skuadrës dhe po e ndihmon skuadrën të fitojë. 

Në seancën e fundit stërvitore të Argjentinës, ish lojtari i Barcelonës i filloi ushtrimet vonë, e cila gjë i frikësoi shumë tifozët. Messi pastaj u stërvit ndaras nga grupi, por nuk ka ndonjë problem. Raportohet se lojtari është mirë, por ishte vetëm një frikë e tifozëve, asgjë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat