Interes i ulët për Shqipëri - Armeni

Futboll

Interes i ulët për Shqipëri - Armeni

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 15:45
Interes i ulët për Shqipëri - Armeni

Interes i ulët për Shqipëri-Armeni, zbulohen sa bileta janë shitur deri tani për miqësoren e sotme në “Air Albania”

Ndryshe nga ndeshja me Italinë ku stadiumi ishte plot, kjo edhe për shkak të yjeve që zbritën në fushë, në miqësoren e sotme ndaj Armenisë pritet një numër i ulët tifozësh.

Mësohet se deri në mbrëmjen e djeshme janë shitur rreth 2 mijë bileta në total.

Çmimet për një biletë fillojnë nga 700 lekë të rinj deri në 12 mijë lekë të rinj.

Vlen të theksohet se miqësorja Shqipëri-Armeni, do të luhet sot në orën 17:30, në stadiumin “AIR Albania”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat