Enis Bardhi: Na duhet një fitore për të ngritur atmosferën!

Futboll

Enis Bardhi: Na duhet një fitore për të ngritur atmosferën!

Nga: K. G. Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 13:36
Enis Bardhi

Futbollisti Enis Bardhi është një nga futbollistët më të mirë të Maqedonisë së Veriut, tha se iu duhet fitorja për të ngritur atmosferën.

Mesfushori i Trabzonit para ndeshjes së nesërme miqësore me Azerbajxhanin, që do të luhet në Arenën e Shkupit me fillim nga ora 14:00, ka theksuar mes të tjera:

“Nuk ka asnjë favorit në futbollin e sotëm. Të luajmë me përqendrim.

Nga ato ndeshje që kemi luajtur deri më tani, ajo e nesërmja do të jetë krejtësisht ndryshe.

Dihet që Azerbajxhani është një kombëtare e fortë, janë solidë me top. Sidoqoftë, na duhet një fitore për të ngritur atmosferën në një nivel që na nevojitet për atë që do të vijojë nga marsi e tutje”.

Maqedonia e Veriut synon fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat