Formacionet e mundshme Shqipëri - Armeni

Futboll

Formacionet e mundshme Shqipëri - Armeni

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 11:47
Formacionet e mundshme Shqipëri - Armeni

Kombëtarja jonë e Shqipërisë do të luajë sot ndeshjen e fundit për këtë vit, në miqësoren ndaj Armenisë në “Air Albania”.

Sot skuadra e Edi Rejës do të futet në fushë nga një humbje ndaj Italisë me rezultatin 1-3, por nga një paraqitje tepër e mirë.

Në portë pritet të aktivizohet Elhan Kastrati, ku përpara mund të jenë Gurishta dhe Bajrami, ndërsa në mëdyshje janë Kumbulla dhe Mihaj për të plotësuar treshen e mbrojtjes.

Mesfusha pritet të përbëhet nga Hysaj dhe Hadroj në krahët dhe në qendër treshja Çokaj, Asllani dhe Laçi.

Sulmi projektohet të jetë Muçi dhe Skuka, ku ky i fundit për disa minuta mbresëlënëse ndaj Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat