Ish-kampioni i Europës me Milanin “var këpucët në gozhdë”

Futboll

Ish-kampioni i Europës me Milanin “var këpucët në gozhdë”

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 11:41
Ish-kampioni i Europës me Milanin “var këpucët në gozhdë”

Tashmë është zyrtare, Luka Antoneli i ka dhënë lamtumirën futbollit në moshën 35-vjeçare!

Ish-mbrojtësi i Milanit e ka konfirmuar vetë këtë lajm me anë të një interviste me të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, ku deklaron se nuk është e lehtë të largohesh nga futbolli i luajtur dhe se ka zbuluar projektin e së ardhmes ku do të nisë kursin e trajnerit në Koverçano:

“Nuk është e lehtë të largohesh nga futbolli, pas kaq shumë vitesh të përshkuara të bërit të njëjtat gjëra.

Tani do të shijoj momentet me familjen dhe fëmijët e mi.

Kjo është zgjedhja e duhur! Në muajin korrik do të nis kursin e trajnerit UEFA B në Koverçano.”, deklaroi Antoneli, i cili në karrierën e tij me Milanin ka fituar një Champions në sezonin 2006/2007 dhe një Superkupë të Italisë në 2016/2017.

Më parë Antoneli ka mbajtur veshur edhe fanellat e Barit, Parmës, Xhenoas, Empolit dhe Majemi FC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat